Biserko: Kosova, së shpejti anëtare e OKB
05/07/2010 19:25
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko ka deklaruar se brenda pak muajsh Kosova do të mund të bëhet anëtare e OKB-së.
Sipas saj, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ketë një valë të re njohjesh të pavarësisë, si dhe të konsolidimit të shtetit të ri.
“Pas vendimit të GJND-së do të ndryshojë qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe do të ketë një valë të re njohjesh të Kosovës”, ka pohuar Biserko.
Top Channel