Ballack: Gjermania do të shkojë në finale

05/07/2010 16:45

Michael Ballack vuan në tribunë dhe vë bast se Gjermania do të jetë në finalen e botërorit të Afrikës së Jugut.

Blerja e re e Bajern Leverkusen dhe kapiteni i kombëtares gjermane është detyruar të mos luajë për shkak të një dëmtimi në kavilje.

“Është e dhimbshme, një vuajtje për mua. Do më pëlqente të isha në fushë, por ky është futbolli. Tani do të arrijmë finalen”, komenton Ballack.

Prezenca e tij në Afrikën e Jugut është një lehtësim për shokët.“Është bukur ta shohësh këtu. Ai është kapiteni dhe është një mbështetje për ne”, pohon mesfushori Bastian Schweinsteiger.

Top Channel