Nadal kurorëzohet në Wimbledon

04/07/2010 18:45

Rafael Nadal konfirmoi edhe njëhërë se do të mbetet gjatë numri 1 në Botë në sportin e tenisit. Spanjolli mundi në finalen e Wimbeldon-it tenistin çek Tomas Berdiç.

Nadal mposhti Berdiç, tenisti i cili një raund më parë eleminoi numrin 2, Roxher Federer, me rezultatet 6-3, 7-5 dhe 6-4  dhe takimi zgjati 2 orë e 13 minuta.

“Mbajtja sërish në duar e këtij trofue është më shumë se një ëndërr për mua”, u shpreh Nadal për BBC, pas marrjes së titullit.

Ky ishte “Grand Slam” i tetë për spanjollin në gjithë karrierën e tij. Hera e fundit që arriti të ngrejë këtë trofe ishte 2008-ta ndërkohë që një vit më parë nuk mund të mbrojë titullin e tij për shkak të një dëmtimi.

Top Channel