MotoGP, Lorenco dominon në Barcelonë

04/07/2010 17:20

Piloti spanjoll i Yamaha-s, Horge Lorenco dominoi garën e MotoGP-së në Barcelonë duke lënë pas tij Dani Pedrosan me Honda dhe Kejsi Stoner me Dukati.

Spanjolli ka zhvilluar një garë perfekte përballë publikut të tij duke siguruar një tjetër fitore që e bën atë tashmë pretendentin kryesor për fitimin e kampionatit botëror të MotoGP-së pas incidentit të Muxhelos që nxorri jashtë kësaj lufte, shokun e tij të skuadrës, Valentino Rosi.

Menjëherë pas suksesit në garën për Çmimin e Madh të Katalonjës, Lorenco u shpreh mjaft i kënaqur.

“Është gjithmonë mjaft e bukur të fitosh në shtëpinë tënde”, tha piloti i Yamaha-s.

Pas kësaj fitoreje Lorenco mban kryesimin me 165 pikë i ndjekur nga Pedrosa me 113 dhe Deviciozo me 91.

Top Channel