Melo pritet me ofendime në Brazil

04/07/2010 21:15

Pritje për t’u harruar u është rezervuar në atdhe futbollistëve brazilianë të eleminuar nga Botërori pas humbjes 2-1 me Holandën.

I gjithë mllefi i tifozëve të “selecao” është shfryrë mbi mesfushorin Melo i cili mbante edhe peshën kryesore të eleminimit të kombëtares së tij. Mesfushori i Juventusit u prit me fërshëllima dhe sharje gjatë zbritjes në aeroport.

Ndërkohë që tifozët duartrokitën portierin Hulio Sezar i cili i emocionuar nga pritja e rezervuar u përlot.

“Jam mjaft i emocionuar nga pritja dhe falenderoj tifozerinë braziliane. Të paktën treguam dashurinë tonë për fanelën”, deklaroi për gazetarët Huloi Sezar.

Top Channel