“E ardhmja e Maradonës në dorën e tij”

04/07/2010 18:15

“Qëndrimi ose jo në krye të Argjentinës i përket vetëm Maradonës”. Kështu shprehet përgatitësi fizik i “selection” dhe një ndër njerëzit më të afërt të Maradonës, Fernando Sinjorini.

Duke folur për mediat argjentinase vazhdon shtoi më tej se Maradona duhet të kërkojë në vetvetë të ardhmen e tij.

“Diego duhet ta kërkojë brenda vetes së tij se cili është vendimi përfundmtar i duhur”, tha Sinjorini.

Më tej përgatitësi fizik i kombëtares Argjentinase foli edhe për humbjen me Gjermaninë, humbje që i largoi nga Botërori afrikan.

“Askush prej nesh nuk e imagjinonte një gol që në minutën e 3-të të takimit. Që nga ai moment Argjentina ra në kurthin e gjermanëve”, përfundoi anëtari i stafit të kombëtares Argjentinase.

Top Channel