“Bild”: Gjermani hyjnore

04/07/2010 11:05

Menjëherë pas sinjalizimit të përfundimit të ndeshjes nga arbitri uzbek Irmatov, në Berlin dhe Mynih ka startuar festa e tifozëve gjermane, të cilët kishin ngjyrosur sheshet dhe rrugët e mëdha me ngjyrat e flamuri kombëtar.

“Gjermani hyjnore” është titulli i të përditshmes “Bild” e cila në shkrimin e saj ka thurrur elozhe per Lev dhe lojtarët e tij. Sipas kësaj gazete, ishin Klose, Muller dhe Fridrish ata që kërcyen tango dhe jo Messi me shokët e tij. “Klose mund Albicelesten” e ka titullir “Kicker” fitoren e mrekullueshme 4-0 ndaj Argjentinës. “Eshtë vërtetë një ëndërr”, ka deklaruar pas ndeshjes kancelarja gjermane Angela Merkel. “Kemi lojtarë të rinj në moshë, por sot ata kanë bërë një lojë të madhe, duke mos i lënë asnjë hapësirë Argjentinës”, tha Merkel, e cila në tribunën Vip ka festuar pas cdo goli me presidentin afrikanojugor Jacob Zuma.

Janë treguar të ashpra mediat argjentinase ndaj komëbtares së tyre pas kësaj humbje që i la dhe jashtë botërorit. “Gjermania tupëron Argjentinën dhe del në gjysëmfinale”, shkruan e përditshmja vendase “Clarin”. Ndërkohë që kritikat nuk janë kursyer në mediat argjentinase, nga Brazili vjen reagimi më gjallërues nga gazeta sportive “Globo Esporte”, titulli i së cilës është: “hahahahahahahah”.

Një tjetër titull ironik në Brazil është dhe ai i “O Globo” në faqen e saj në internet: “Mos, Argjentina kthehet në shtëpi, ndërsa Maradona nuk do të mund të zhvishet ne Obelisco”.

Top Channel