Maradona: Është trishtimi më i madh

03/07/2010 21:10

“Është një trishtim i madh, më i madh se ai i ditës kur hoqa dorë nga futbolli i luajtur”.

Me këto fjalë Diego Armando Maradona ka komentuar humbjen e rëndë të Argjentinës, në cerekfinalen me Gjermaninë.

“Është ngjarja më e rëndë e jetës sime. Është si të kesh marrë një grusht nga Mohammed Ali”, ka deklaruar legjenda e futbollit.

Ai është shprehur se shpresa për të mundur Gjermaninë dhe për të kaluar turin ishte e madhe, por tani gjithcka ndryshoi.

“Është zhgënjimi që më ka lënduar më shumë. Mund të largohem që nesër, por duhet të vazhdoj planin tim”, ka shtuar Maradona.

Top Channel