Policia e Kosovës ka ngritur një grup të posacëm për hetimin e ngjarjes së djeshme në veri të Mitrovicës.

Hetimi do të drejtohet nga agjentë që merren me krimet e rënda, puna e të cilëve do të monitorohet nga hetuesit e EULEX-it.

Ndërkohë, Polica  e Kosovës, ajo e EULEX dhe trupat e KFOR-it kanë shtuar masat e sigurisë në veri të Mitrovicës.

“Masat e sigurisë në atë pjesë të Kosovës janë rritur në mënyrë që t’u jepet siguri qytetarëve. Gjatë natës ka qenë një situatë e qetë dhe po ashtu është edhe sot”, ka deklaruar zëdhënësi i PK, Baki Kelani.

Nga ana tjetër policia thotë se është ende herët të jepen detaje mbi hetimet, të cilat kanë zbuluar deri tani llojin e granatës.

Lidhur me situatën në Mitrovicë janë takuar sot komandanti i trupave të KFOR-it, Markus Bentler dhe ministri serb Goran Bogdanovic, të cilët janë shprehur njëzëri se është e nevojshme të ruhet qetësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA