Shnajder: Mund të arrijmë deri në fund

02/07/2010 21:45

Është Wesley Sneijder protagonisti i madh i kualifikimit të Holandës në gjysmëfinalen e botërorit. Fantazisti portokalli ka shënuar golin e fitores, perveçse shkaktoi një autogol të Melo pas krosit të tij.

Dhe pikërisht goli me shumë vlerë vjen nga një goditje me kokë.

“Nuk e di se si ja bëra, është e pamundur, por kam bërë gol dhe jam i lumtur”, është shprehur ai.

“Folëm në dhomat e zhveshjes. Ishte e rëndësishme, pas 1-0 të Brazilit, që të fillonim të luanim siç duhej. Kemi bërë kështu në pjesën e dytë, luajtëm mirë dhe bëmë dy gola. Asgjë më shumë”, theksoi ai.

Top Channel