Loew: Argjentina në limitin e lejuar

02/07/2010 16:45

“Argjentina luan një futboll shumë fizik dhe në limitet e lejuara”. Kështu është shprehur trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew.

“Argjentina është një skuadër e madhe. Afrikanojugorët janë njerëz të mrekullueshëm, me zemër të madhe dhe në fushë luajnë një futboll shumë agresiv, luajnë me të gjithë trupin. Kjo bën pjesë në mentalitetin e tyre dhe është një prej pikave të tyre të forta. Duke thënë këtë nuk do të thotë se nuk kemi respekt për ta”, deklaron Loew.

Top Channel