Jelekë dhe xhaketa hi-tech, xhel special…shpikjet e Spanjës për të luftuar motin e nxehtë
Holanda është gjysmëfinalistja e parë e botërorit të Afrikës së Jugut. Tulipanët kanë eleminuar pesë herë kampionët e botës, Brazilin, 2-1 në një ndeshje plotë emocion.
Të parët në avantazh kanë kaluar brazilianët me anë të Robinho në minutën e 10-të, por më pas loja ka folur për holandezët.
Një autogol i Melo në minutën e 47-të dhe dalja e tij në minutën e 73-të me karton të kuq ka kthyer plotësisht takimin.
Sneijder me një gol fantasik në zonë i ka dhënë goditjen finale skuadrës braziliane.
Holanda do të ndeshet në gjysmëfinale me skuadrën fituese të takimit të mbrëmjes mes Uruguajit dhe Ganës.
Top Channel