Brazili, Dunga: Faji është i imi

02/07/2010 20:05

“Jemi shumë të trishtuar, nuk donim të dilnim kështu”. Carlos Dunga ka analizuar në një konferencë për shtyp eleminimin e Brazilit nga botërori i Afrikës së Jugut.

“Kemi punuar për të marrë rezultate të ndryshme. Ka qenë një garë delikate, në pjesën e parë ishim mirë, në të dytën ndryshoi gjithçka. Nuk ruajtëm vazhdimësinë dhe të njëjtin rritëm loje. Të tilla gabime në kupën e botës i paguan”, u shpreh trajneri brazilian.

Top Channel