Botërori, rast i mire për vetëreklamim…

02/07/2010 10:45

Marketingu dhe show biznesi janë disa nga komponentët e këtij botërori ku nuk flitet vetëm për futboll.

Një element i rëndësishem që u bashkangjitet skuadrave janë edhe tiffozët në shkallët e stadiumit, të cilët mbështesin skuadrën e tyre në cdo moment. Aktore, modele, balerina, kengëtare apo thjesht bukuroshe, janë ato që i japin shije betejave në fushë, duke na kujtuar se bëhet fjalë thjesht për një lojë.

Por jo rrallë herë shumë prej tyre, duke e ditur se zotërojnë një bukuri që pakkush mund ta ketë, e shfrytëzojnë për imazhin e tyre. Rasti më i vecantë është ai i nja vajze të fotografuar në më shumë se një stadium duke bërë tifozllëk për Gjermaninë por më pa ajo u shfaq edhe si një ultrase e Portugalisë në ndeshjen kundër Spanjës.

Ndoshta bëhet fjalë thjesht për një dasahmirëse të futbollit por gjithësesi ka shumë dyshime. Gazeta braziliane “A Folha de Sao Paolo” i ka kushtuar një speciale këtij fenomeni.

FOTO GALERI
1/3
Ja tifozja me shumë skuadra

Top Channel