Regjistrimi, asnjë efekt në listat themeltare

01/07/2010 08:30

Cilido qoftë rezultati i regjistrimit të ri të popullsisë ai nuk do të pasqyrohet në regjistrat e gjendjes civile.

I kuptuar përgjithësisht si një proces që për shkak të vetëdeklarimit të etnisë nga ana e shtetasve mund të sjellë ndryshime në dosjen dokumentare të raporteve demografike, në të vërtetë efekti i tij do të kufizohet vetëm te statistika.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Gjendjes Civile, Armand Teliti, sqaroi dje për gazetën “Shqip” se procesi në fjalë, i organizuar nga Instituti i Statistikave ka vetëm efekt statistikor dhe se rezultatet e tij nuk ndikojnë në përcaktimin e gjeneraliteteve të shtetasve në sistemin dokumentar që administrohet nga ky institucion.

“Regjistrimi i popullsisë dhe Regjistri i Gjendjes Civile janë dy gjëra të ndryshme. Procesi i nisur nga INSTAT bëhet vetëm për efekt statistikor dhe nuk ka sesi të diktojë ndryshime në dokumentacionin që administrohet në drejtorinë tonë”, tha Teliti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA