Prezantohet plan-veprimi për Patos-Marinzë

01/07/2010 16:10

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe perfaqesues te ministrisë së Energjitikës, Financave dhe Shendetesise, kane diskutuar ne nje tryeze planin e veprimit mjedisor dhe shendetësor të zonës  naftëmbajtëse Patos-Marinzë.

Ne baze te nje studimi te kryer, industria e naftes ne kete zone nuk eshtë menaxhuar sipas standardeve mjedisore, duke e renditur ate ne vatrat me te nxehta te ndotura, te cilat kane nevoje per nderhyrje urgjente.

Vetem ne toke gjenden 1480 pellgje me mbeturina nafte, te cilat ndikojne ne perkeqesimin e shendetit te banoreve te zones, pa llogaritur me pas ndotjen  ajrit dhe ujerave.

Sipas Planit te Veprimit do te nderhyhet  ne tre pika: veprimi i industrise per reduktimin e ndotjes, nderhyrjet mjedisore qe synojne mos transferimin e ndotjes si dhe masa shendetesore qe shmangin ndikimin negativ ne shendetin e banoreve.

Faza e pare ka te beje me reduktimin e ndikimit te industrise ne mjedis dhe shendet, ne nje periudhe tre vjecare dhe faza e dyte ka te beje me masa afatgjata si edukimi mjedisor i banoreve. Restaurim i peisazhit dhe permiresim i menaxhimit te mbetjeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA