Opozita ka braktisur seancën e parlamentit dhe ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me të duke mos votuar asnjë ligj pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Deputetët e opozitës janë larguar nga salla pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.
“Situata politike në vend po përkeqësohet. Edhe në seancën e mëparshme hapat e rinj të mazhorancës si ndryshimi i njëanshëm i rregullores së parlamentit, apo ligji që do të votohet sot, janë veprime për të kontrolluar institucionet e shtetit. Grupi i PS-së vendos marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin duke mos votuar asnjë ligj, as me shumicë të thjeshtë dhe as të kushtëzuar pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky është vetëm hapi i parë”, është shprehur Ruçi.
Deklaratat e tij u bën pëpara nisjes së votimit të ligjit për faljen dhe atij për inspektimin financiar, të cilët u miratuan vetëm me votat e shumicës.
Top Channel