Kantautori i njohur korcar Mihallaq Andrea ka mare titullin “Personalitet i shquar i qarkut te Korces”.
Ai eshte vleresuar me nje titull nderi “per veprimtarine e pasur artistike ne vite si krijuesi i serenatave korcare dhe interpretues i kenges se serenates”.
Artisti qe eshte vleresuar si nje figurat me permasa te medha ne fushen e muzikes eshte dekoruar jo vetem per punen e gjate dhe krijimet e vecanta qe kane prekur zemrat e artdashesve permes kenges dhe zerit te tij, por edhe per faktin se eshte kthyer ne simbol duke i rezistuar persekutimit te diktatures me pasionin e vet per kengen dhe serenaten.
Mihallaq Andrea qe eshte cilesuar si kengetar i dashurise dhe si ikona e serenates ka marre titullin e personalitetit te shquar nga keshilli i qarkut. Vete artisti e ka shperhur me kenge emocioni e vet per kete vleresim gjate ceremonise. Mihallaq Andrea ka nje karriere te pasur muzikore si kantautor dhe se fundi ka botuar edhe nje roman mbi jeten e tij duke gershetuar keshtu dy talentet e tij.
Top Channel