Nano: Vizat? Kontribut 20-vjecar i politikës

01/07/2010 13:25

Ish-kryeministri Fatos Nano deklaroi sot se nuk është tërhequr ende nga skena politike.

Pas disa kohësh që nuk shfaqet në media, ish numri një në Partinë Socialiste dhe ish -shefi i ekzekutivit flet nga Lunxheria e Gjirokastrës për procesin e liberalizimit të vizave.

“Me këtë proces nuk mund të luajë asnjë aktor politik, pasi është kontribut 20-vjecar i cdo force politike”, u shpreh Nano.

Sipas tij, në këtë fazë që po kalon vendi, debatet politike janë të palogjikshme.

“Qeverisja vendore e PS-së bën më shumë opozitë se e majta në parlament”, mësohet të jetë shprehur Nano nga zona jugore. Nano ndodhet në Lunxheri, me rastin e shpalljes “Qytetar Nderi” pas vdekjes, të babait të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA