Ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano i ka bërë thirrje politikës shqiptare të gjejë urtësine e përvojes 20-vjecare të bashkëpunimit për të zgjidhur krizën politike në vend. (UPDATE)
“Në vorbullën e konfliktit shterpë të politikës, kërkoj dhe nxis përfaqësuesit të ngrihen mbi palët konfliktuale të së kaluarës dhe ta ndërtojnë politikën e palës europiane në Shqipëri dhe në të mirë të Shqipërisë”, u shpreh Nano.
Duke e konsideruar heqjen e vizave nje fakt te kryer, Nano deklaroi se askush nuk mund te privatizoje suksesin per kete proces, ku kane kontribuar te gjithe ne keto 20 vjet.
“Nuk është më një cështje e asnjërës palë, nuk mund të privatizohet e të shqyhet. Jemi tashmë në një proces të pakthyeshëm që e ka bekuar Shqipëria dhe Perëndia dhe askush nuk mund t’i vërë stërkëmbëshin”, u shpreh Nano.
Ish kryeministri ishte ne Lunxheri ku iu dha titulli “Qytetar Nderi” te atit, Thanas Nano.
Top Channel