Fitorja e Partisë Socialiste me protestat dhe grevën e urisë konsiston në ndërgjegjësimin e rëndësisë së zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, përcjell në një intervistë për “Shqip” një alternativë arsyetimi politik për selinë rozë, e cila merr në konsideratë rrethanat e reja ku ka hyrë vendi.
Një bojkot i zgjedhjeve lokale do të ishte sipas tij jologjik dhe do të vinte seriozisht në rrezik sistemin ekzistues politik.
Përndryshe, angazhimi 1–vjeçar i opozitës për transparencën e zgjedhjeve do nihilizohej përfundimisht me aplikimin e bojkotit elektoral, që përbën një masë ekstreme.
“PS disponon instrumente veprimi dhe burime njerëzore të konsiderueshme për të vënë në zbatim një politikë institucionale parlamentare mjaft efikase, e cila nëse ndiqet seriozisht krijon premisa reale për një fitore të thellë në zgjedhjet lokale të majit”, deklaron Gjiknuri.
Këto të fundit, sipas tij, janë një stacion domethënës politik, pse konfirmimi i PS si fituese në to destabilizon koalicionin qeverisës që edhe si i tillë është shumë artificial.
Top Channel