Europa League, Laci barazon 1-1 me Dnepr

01/07/2010 18:30

Skuadra e Lacit ka arritur të marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të turit të parë të Europa League.

Skuadra nga Kurbini u ndesh me bjellorusët e FC Dnepr Mogilev dhe shënoi e para në minutën e 46-të me autor Marashin. Por gjithcka u vështirësua në pjesën e dytë dhe minuta e dytë shtesë rezultoi fatale për skuadrën shqiptare, pasi Turlin realizoi golin e barazimit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më pas por me këtë rezultat më të favorizuar janë bjellorusët, pasi ata mjaftohen edhe me një barazim pa gola për të kaluar në turin tjetër.

Top Channel