Ekonomia, debat në kuvend

01/07/2010 15:15

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur fort në kuvend për gjendjen e ekonomisë. Debati nisi me vendimin e qeverisë për të rritur pensionet, që sipas socialistëve është farsa ekonomike e radhës.

“Janë 400 e ca mijë pensionistë, që marrin një rritje nga 210 lekë në 420 lekë. Për të njëjtët pensionistë me vendimin e rritjes së cmimit të energjisë dhe ujit u keni marrë 3 mije leke”, u shpreh deputeti socialist, Erjon Brace.

Ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se kjo është rritja më e madhe e pensioneve. “Nuk ka pensionist qe perfiton nen 10 mije leke rritje. Qindarkat Erioni t’i fusë ne xhep”, tha Bode.

Borxhi publik dhe mënyra se si qeveria po administron paratë e përbashkëta të shqiptarëve kanë qenë një pikë tjetër ku palët kanë vijuar akuzat e ndërsjellta.

“Keni qeverisur tete vjet. Keni marre borxh per te rritur pagat dhe pensionet. Prej 6 vjetesh ne kete vend nuk eshte marre asnje qindarke borxh per pagat”, tha Bode.

 Ministri i Financave lajmëroi se do ta ulë deficitin përmes shkurtimeve të buxhetit, që në pjesën dërrmuese prekin investimet.

Por Brace i propozoi qeverisë një variant tjetër se si mund t’i ulë shpenzimet dhe borxhin: thjesht duke ulur rrogën e kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA