Basha: Të vendoset kufiri për motorët e ujit

01/07/2010 15:55

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka urdhëruar të gjithë prefektet që të sigurojnë ambient sa më të sigurt gjatë sezonit turistik.

Pervec sigurimit të elementeve jetikë, ujë të pijshëm dhe energji elektrike, Basha ka kërkuar për herë të parë të vendoset kufiri i motoreve të ujit, të cilet duke lundruar fare prane bregut në menyre sistematike janë bërë një kërcënim i perhershem per pushuesit.

Per kete arsye ministri i Brendshem urdheroi sekuestrimin e te gjithe motoreve te ujit, qe levizin ne hapesiren ujore ku notojne pushuesit.

“Në bazë të ligjit dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave kërkohet kufizimi i hapësirave të përdorimit të motorëve të ujit. Te merren masat për përcaktimin e hapësirës dhe shënimin e kësaj hapësire. Asnjë motor uji të mos qarkullojë pa u përmbushur këto kërkesa”, u shpreh Basha.

Ministri i Brendshëm ka udhezuar edhe per lehtesim te kalimit ne kufi te pushuesve, si edhe per lehtesim te levizjes se automjeteve gjate rrugeve te Shqiperise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA