Wimbledon, eleminohet Federer

30/06/2010 18:05

Një ditë e zezë për mbretin e Wimbledon-it. Roger Federer, kampioni në fuqi, u eleminuar në çerekfinale nga Tomas Berdych që ka triumfuar pas 2 orë e 35 minuta lojë, me rezulttain 6-4, 3-6, 6-1, 6-4.

Çeku në gjysmëfinale do të përballet me serbin Novak Djokovic që ka mundur tajvanezin Yen-Hsun Lu për 6-3, 6-2, 6-2.

Për Berdych ky është rezultati më i mirë i tij në Wimbledon, ndërkohë që Federer e ka fituar këtë turne për 6 herë: 5 herë radhazi nga 2003 në 2007 dhe në 2009-n.

Top Channel