Tension tek Holanda, “rebelohet” Van Persie

30/06/2010 10:00

Holanda po kalon një situatë të pakendshme në prag të ndeshjes së jetës kundër Brazilit për cerekfinalet e Kupës së Botës.

Pavarësisht se ka prerë biletën për të ecur më tej, kombëtarja e “tulipanëve” po nxjerr në sipërfaqe pakënaqësitë dhe tensionin mes lojtarëve. Ujërat i ka turbulluar sulmuesi Van Persie, i cili nuk e ka pëlqyer zëvendësimin në ndeshjen kundër Sllovakisë dhe gjatë këtij momenti ai i tha teknikut Van Marwijk: “Duhet të nxjerrësh Sneijder jo mua”.

Nga ana e tij, trajneri ka nxituar të shuajë cdo polemikë në kampin e tij, duke thënë: “Janë gjëra që ndodhin”. Kjo situatë mund të pasqyrohet në ndeshjen kundër Brazilit, ku shkalla e vështirësisë është shumë herë më e madhe se ndaj Sllovakisë.

Top Channel