Shtypi luzitan: Queiroz trajner pa ambicie

30/06/2010 12:40

Portugalia i ka dhënë lamtumirën botërorit menjëherë sapo ka dalë nga faza e grupeve dhe sipas shtypit luzitan, humbja ka vetëm një përgjëgjës, trajnerin Carlo Queiroz.

Tekniku akuzohet për lojë të theksuar mbrojtëse në ndeshjen me komshinjtë e Spanjës. “Il Diario de Noticias” e cilëson Queiroz një trajner pa ambicie, ndërsa “Correio da Manha” ka si titull kryesor: “Gabimi i Queiroz tradhëton Portugalinë”.

Gazeta tjetër, “Jornal de Noticias” shkruan se Spanja pati Villa-n, ndërsa Portugalia nuk e kishte Ronaldon. “O Jogo” ironizon lojtarin e Real Madrid: “Dje luajti sozia e Ronaldos”.

Top Channel