Nigeria, presidenti pezullon kombëtaren për dy vjet

30/06/2010 17:10

Kombëtarja nigeriane e futbollit është përjashtuar nga çdo kompeticion për dy vitet e ardhshme. Vendimi është marrë nga presidenti i vendit, Goodluck Jonathan, pas figurës së keqe që ka bërë skuadra në botëror.

Nigeria është eleminuar në turin e parë, me vetëm 1 pikë në tre ndeshje.

“Presidenti ka vendosur që kombëtarja e futbollit të tërhiqet nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare për dy vitet e ardhshme për t’i dhënë mundësinë skuadrës që të riorganizohet”, ka bërë të ditur një bashkëpunëtor i kreut të shtetit.

Top Channel