Gjesti i shëmtuar i C.Ronaldo, polemika

30/06/2010 15:00

Polemika në web për gjestin e shëmtuar të Cristiano Ronaldo që pas ndeshjes me Spanjën, ka pështyrë drejt një telekamere.

Sipas të përditshmes spanjolle “As”, që tregon episodin, bëhet fjalë për një gjest që ka ardhur si “pasojë e frustrimit për humbjen”.

Imazhet e ngjarjes janë duke qarkulluar në internet duke shkaktuar shumë reagime kritike të përdoruesve të rrjetit.

Top Channel