Domenech: Faji i mediave

30/06/2010 20:30

Raymond Domenech ia ka fatuar medias zhgënjimin e Francës në botërorin e fundit duke hequr përgjegjësitë nga vetja dhe lojtarët që u aktivizuan në Afrikën e Jugut.

Gjithsesi fjalët dhe argumentat e dhëna nga Domenech përpara komisionit parlamentar kanë qenë të pakumptimta për disa deputetë, sipas të cilëve tekniku nuk dha asnjë arsye konkrete në lidhje më dështimin e Francës.

Disa ditë më parë presidenti i FIFA-s, Sep Blatter kërcënoi me përjashtimin e Francës nga aktivitetet ndërkombëtare nëse do të ketë ndërhyrje nga politika, duke nënkuptuar seancën dëgjimore të Domenech në parlamentin vendas.

Por sipas deputetit Eric Ciotti, Franca është në një demokraci, parlamenti ka të drejtën të dëgjojë kë dëshiron dhe këtë nuk mund t’ia heqë FIFA.

Top Channel