Brazili pa Elanon kundër Holandës

30/06/2010 16:40

Botërori i Elanos, një nga futbollistët kyç të Brazilit, rrezikon të ketë përfunduar. Analizat kanë zbuluar një edemë kockore.

I goditur shumë ashpër në kavilje nga Tiote’ dhe duke dalë nga fusha me lot në sy, Elano ka ndërprerë edhe stërvitjen.

“Ka një edemë kockore. Me siguri nuk do të luajë më Holandën, më pas të shohim”, është shprehur mjeku Jose’ Luiz Runco.

Edhe Felipe Melo dhe Julio Baptista janë në dyshim: probleme me kaviljen për të parin dhe në gju për të dytin.

Top Channel