Brazili, Elano dhe Melo në dyshim ndaj Holandës

30/06/2010 10:15

Dëmtimi në ndeshjen kundër Bregut të Fildishtë duket se i ka shkaktuar probleme të mëdha mesfushorit brazilian Elano, i cili rrezikon edhe ndeshjen ndsj Holandës.

Ai ka lënë në mes stërvitjen me kombëtaren Selecao duke u kthyer në hotel bashkë me mjekun Luiz Runco. Probleme edhe për juventinin Felipe Melo.

Pasi mungoi në ndeshjen paraardhëse ndaj Kilit për shkak të një dëmtimi, ai ka 40 % mundësi të luajë në 2 Korrik përballë Holandës. Mungesë e rëndësishme për Brazilin në këtë ndeshje do të jetë edhe Ramirez, i cili ka marrë dy kartona të verdhë.  

Top Channel