Jelekë dhe xhaketa hi-tech, xhel special…shpikjet e Spanjës për të luftuar motin e nxehtë
Javier Aguirre ka lënë pankinën e Meksikës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i gjatë një konference për shtyp.
“Kemi arritur në një vendim të përbashkët. Ne synonim çerekfinalen, nuk arritëm këtë rezultat, prandaj është e drejtë që të jap dorëheqjen. Është hera e pestë që kthehemi nga botërori nga e njëjta fazë e turneut”, është shprehur Aguirre.
“Për momentin nuk e di se çfarë do bëj, ky është një vendim që e kemi marrë dje me federatën. Për momentin do të jetë e vështirë të stërvitësh në Meksikë, pasi të gjitha vendet janë të zëna, ashtu si edhe në Spanjë dhe Angli, dy vendet ku do doja të shkoja”, theksoi ai.
Top Channel