Anglia feston humbjen

30/06/2010 17:55

Skandalet për kombëtaren angleze nuk kanë të mbaruar as me përfundimin e aventurës në botëror.

Tabloidi “The Sun” publikoi në faqen e parë një foto të marrë ditën e humbjes së turpshme me Gjermaninë, ku lojtarët po festonin me pije alkoolike dhe puro.

Ndërkohë që një ditë më pas kur zbrisnin nga aeroporti, teksa ktheheshin nga Johanesburgu, pamja e tyre ishte shumë e zymtë, duke mos reflektuar asgjë nga nata e mëparshme.

Publikimi i imazheve ka irrituar tifozerinë të cilët kanë reaguar me komentet e tyre në rrjetet sociale.

Top Channel