Votimet që kanë ngecur te “hapja e kutive”

29/06/2010 08:25

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit kanë prodhuar më shumë raporte dhe delegacione ndërkombëtare, sesa një zgjidhje të qëndrueshme institucionale për vendin.

Me një diferencë të ngushtë mes së djathtës dhe së majtës, 28 qershori prodhoi një Kuvend që nuk arrin dot të miratojë ligjet më të rëndësishme që BE i ka vënë kusht Shqipërisë.

Edhe pse procesi i zhvillimit të zgjedhjeve u pranua si normal nga të dyja palët, numërimi dhe dalja e rezultateve provokoi një përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, duke bërë që ekuilibri i Parlamentit që doli nga 28 qershori, të vendoset nga gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Kështu, pas kërkesës së PS-së për rinumërimin e votave të Qarkut të Tiranës, Shkodrës dhe Beratit, kolegji vendosi rrëzimin e kërkesave të opozitës, duke zyrtarizuar rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili, edhe pse opozita i kontestoi ato, me 7 vota pro, pra edhe të anëtarëve të propozuar nga e majta, certifikoi konfigurimin e Parlamentit të dalë nga ato zgjedhje, që i jepnin PD-së dhe aleatëve të saj 70 deputetë, PS-së dhe PBDNJ-së 66 dhe 4 LSI-së.

Top Channel