Stojku hedh në gjyq KESH-in, kërkon 12 paga

29/06/2010 08:45

Ish-drejtori Muharem Stojku ka hedhur në gjyq KESH-in për largimin nga puna në mënyrë të pajustifikuar, duke kërkuar dëmshpërblim 12 paga mujore.

Çështja është regjistruar dje, në Gjykatën e Tiranës, me objekt “padi për marrëdhënie pune”.

Sipas kërkesës që shoqëron padinë, Stojku kërkon nga KESH dëmshpërblim me 12 paga “për ndërprerje të pajustifikuar dhe të menjëhershme të kontratës së punës”.

Gjithashtu, ish-kreu i KESH-it kërkon pagën e dy muajve për mosrespektim të procedurës së parashikuar nga Kodi i Punës, pagën e tre muajve për mosrespektim të afatit të njoftimit të parashikuar nga Kodi i Punës dhe me dëmshpërblim për vjetërsi pune.

Top Channel