Ritet e Maradonës “ndihmojnë” Argjentinën

29/06/2010 16:30

Nëse Argjentina fiton rregullisht nuk është vetëm merita e lojtarëve por edhe e disa riteve të cilat kryen trajneri Diego Armando Maradona, të paktën kështu beson ai.

Gjithcka nis që në momentin që skuadra zbret nga autobusi kur Maradona fillon t’u ulërasë lojtarëve, rit ky që përfundon kur mbaron edhe 90 minutëshi. Një tjetër fiksim i tij është edhe vendi ku zhvillohen konferencat zyrtare për shtyp, të cilat FIFA i ka caktuar në stadiumet ku zhvillohet ndeshja, por Maradona nuk dëshiron të flasë askund tjetër përvec Pretorias.

Duke nisur që nga ndeshja e ardhshme me Gjermaninë, Maradona nuk do lejohet më të flasë nga kryeqyteti administrativ i Afrikës së Jugut dhe FIFA nuk do bëjë asnjë lëshim këtë herë.

Por fiksimet e tij nuk përfundojnë këtu, pasi me mbërritjen në stadium, Maradona bën një shëtitje të gjatë në fushë, një foto kujtimi, një telefonatë vajzave që e vëzhgojnë nga shkallët dhe një përshëndetje femrës së tij, Veronica Ojeda. Një tjetër gjest është edhe kryqi që ish sulmuesi e bën para cdo takimi.

Top Channel