Paraguaji në cerekfinale falë 11 metërshave

29/06/2010 18:50

Paraguaji ka fituar të drejtën për të vazhduar aventurën e Botërorit Afrika e Jugut 2010 pasi u tregua më i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshave përballë Japonisë.

Skuadra amerikano-latine e nisi takimin me më shumë vrull para portës së aziatikëve, por rastet për të shënuar ishin shumë të pakta cka u pasqyrua edhe në rezultatin final 0-0. E gjithë ndeshja u karakterizua nga përplasje të forta në mesfushë ku të dyja skuadrat treguan përgatitje të lartë fizike, por pak fantazi.

Honda dhe Santa Cruz u furnizuan sa duhet nga shokët e tyre, duke lënë që gjithcka të rridhte drejt rrjetave të paprekura. Fatin e kualifikimit e kanë pasur në dorë portierët pasi edhe 30 minutëshi shtesë nuk dhuroi asnjë emocion dhe pak ngacmime.

Gjithcka u vendos nga penallta e Komanos e goditur në tranversë, cka bëri që Paraguaji të fitonte 5-3 nga pika e bardhë. Ky është një kualifikim historik për skuadrën amerikano-latine që shkon për herë të parë në një cerekfinale botërori. Kundershtari i skuadrës së Martino-s do të dalë nga ndeshja e mbremjes së sotme, Spanjë-Portugali.

Top Channel