Okada: Dëshiroj ta mposhtim Paraguajin

29/06/2010 12:30

“Samurajët blu” pretendojnë të kualifikohen në çerekfinalet e Kupës së Botës 2010. Japonia kthehet sot në fushë në Pretoria, për sfidën kundër Paraguajit.

Në prag të sfidës me skuadrën amerikanojugore të drejtuar nga Martino, trajneri japonez, Takeshi Okada, u ka dhënë kurajë të besuarve të tij.

“Duhet të luajmë me më tepër krenari dhe impenjim, pasi jemi e vetmja skuadër që përfaqëson kontinentin aziatik në këtë fazë të Botërorit 2010. Dëshira ime është ta mposhtim Paraguajin dhe të kualifikohemi”, deklaroi Okada.

Top Channel