Martino: Të luajmë më mirë se në grup

29/06/2010 12:20

Nëse Paraguaj nuk do të paraqitet më mirë se në ndeshjen e fundit në grup kundër Zelandës së Re, Japonia mund të jetë kundërshtari i fundit i “albirrojas” në botëror.

Trajneri Gerardo Martino vazhdon të jetë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij në barazimin 0-0.

“Lojtarët nuk lëvizën shumë dhe ishin të pasaktë përpara portës.Në zonën kundërshtare shfaqëm probleme, të cilat nuk i prisnim”, tha ai. Pika e fortë e paraguaianëve mbetet mbrojtja, që në tri ndeshjet e para ka pësuar vetëm një gol (atë kundër Italisë).

Top Channel