Martino, kualifikim mes lotësh, Okada: Jam përgjegjës

29/06/2010 21:30

“Të dyja skuadrat kanë dhënë shumë në fushën e lojës por besoj se Zoti ishte në anën tonë sot”.

Këto janë fjalët e para të trajnerit të Paraguajit, Gerardo Martino pas kualifikimit historik të Paraguajit për në cerekfinale. Pasi njohu vlerat e kundërshtarit, ai komentoi i emocionuar kalimin e turit.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë emocion por nuk është ende ajo që duam. Lotët e mija erdhën si pasojë e tensionit dhe tani po gëzoj me të gjithë popullin në Paraguaj.

Ndërkohë, tekniku i Japonisë Takeshi Okada përgëzon lojtarët e tij: “Nuk kam keqardhje sepse të gjithë lojtarët u treguan në lartësinë e duhur. Japonia duhet të jetë krenare për ta. Jam unë fajtori për eleminimin e Japonisë”.

Top Channel