Kombëtarja angleze rikthehet në Londër

29/06/2010 14:00

Kombëtarja angleze është kthyer mëngjesin e sotëm në Londër, pas eleminimit nga botërori Afrikë e Jugut 2010.

Lojtarët ishin me fytyra të zymta në momentin kur zbritën në aeroportin Heathrow, në Londër.

I pari që doli nga avioni ishte David Beckham, i cili shoqëroi skuadrën gjatë pjesëmarrjes së saj në kampionat.

Lojtarët anglezë janë pritur në pistë nga bashkëshortet, të dashurat dhe fëmijët e tyre.

Humbja e rëndë me rezultatin 4-1 me Gjermaninë vë në dyshim qëndrimin e Fabio Capello në krye të pankinës së Anglisë.

Top Channel