Golat e anuluar, Blatter kërkon falje

29/06/2010 13:25

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka kërkuar falje për anulimin e golit të Frank Lampard në ndeshjen me Gjermaninë, ku Anglia u mund me rezultatin 4-1.

Lampard iu anulua goli i barazimit, 2-2, edhe pse topi kishte kaluar pothuajse me gjysmë metri vijën fatale.

Blatter tha se debati për teknologjinë në futboll do të rihapet kur bordi ndërkombëtar i FIFA-s do të mblidhet në korrik.

Ai i shprehu gjithashtu keqardhjen e tij ekipit të Meksikës, për shkak të lejimit të golit në pozicion jashtë loje të argjentinasit Tevez.

Top Channel