Finalja e 11 Korrikut, krerët e shteteve në “paradë”

29/06/2010 15:15

Finalja e 11 Korrikut në Johanesburg të Afrikës së Jugut do të ndiqet nga një numër rekord krerë shtetesh.

Sipas të dhënave, të paktën 23 drejtues vendesh do jenë të pranishëm mbremjen e 11 Korrikut në “Soccer City” si dhe shumë personalitete të rëndësishme të rangut botëror.

Praninë e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Për këtë fakt, autoritetet e vendit afrikan do dyfishojnë masat e sigurisë. 4 mijë policië privatë do vendosen në brendësi dhe jashtë stadiumit.  

Top Channel