Borxh 17.5 milionë euro me interes 6.2%

29/06/2010 08:55

Më në fund, arrihet emetimi i eurobonos, në ankandin e zhvilluar dje, ku Ministria e Financave, nga 25 milionë euro të kërkuara, ka pranuar rreth 70 për qind të ofertës së bankave, nisur nga ofertat e shumave dhe interesave.

Kështu, qeveria arrin të marrë borxh në valutë në tregun vendas, me interes jo më të lartë se 6.2 për qind (maksimumi), normë kjo që konsiderohet pozitive për drejtorin e Huamarrjes, në Ministri të Financave, Xhentil Demiraj.

Në intervistën për “Shqip”, fill pas përfundimit të ankandit të parë në euro, Demiraj shpjegon detajet e procesit, ku pjesëmarrja e bankave ishte më e madhe nga sa pritej.

“Mund t’ju them se rezultati ishte pozitiv dhe me tregues përtej parashikimit tonë. Pjesëmarrja ishte e gjerë, mbi 30 për qind më shumë nga sa prisnim. Ofertat e bankave ishin të ndryshme, në varësi të shumës dhe interesit. Kishte 2, 3 dhe 5 milionë euro të ofruara nga një bankë e vetme etj”, sqaron Demiraj.

Top Channel