Berisha: Mikrokredi për të nxitur prodhimin

29/06/2010 15:40

Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi një takim me Shoqatën e Kryetarëve të Komunave të Shqipërise për t’u bere apel atyre te punojne se bashku ne luften kunder varferise, nje fenomen, qe sic tha kryeministri Berisha, e ka harten me te zgjeruar ne keto territore.

Duke lajmeruar se shume shpejt do te nise zbatimi i nje projekti per dhenien e mikrokredive per zhvillimin e zonave rurale, kryeministri Berisha premtoi mbeshtetjen e komunave ne luften kunder varferise.

“Le te vendosim ne se bashku per nje kapitull te ri dhe nje lufte te ashper, te vendosur kunder varferise. Askush me shume se ju nuk e ka  ne dore kete beteje dhe une ju garantoj ju se qeveria do te qendroje fuqishem prapa jush”, tha Berisha.

Ajo qe duhet bere sipas kryeministrit Berisha nga kryetaret e komunave eshte gjetja e formave per nxitjen e prodhimit ne territoret e tyre, ndersa qeveria do te vazhdoje te investoje ne infrastrukture, ne menyre qe fshatrat te afrohen sa me shume me qendrat e medha.

“Ne se bashku kemi investuar ne rruge, kemi investuar ne ura, ne ujesjellesa, ne kanalizime, qe jane shume te domosdoshme, por le te mendojme tani sesi te shfrytezojme cdo potencial ne komune per te rritur prodhimin, per te nxitur artizanatin, per te zhvilluar tregun, per te luftuar varferine. Shqiperia nuk eshtë per te patur te varfer. Absolutisht jo. Njerezit nuk duan te rrine te varfer. Pergjegjesine e ka qeveria. Duhet te bejme cdo gje, qe aty ku jane, t’í ndihmojme te dalin nga varferia”, tha Berisha.

Top Channel