Bashkimi me PS, Koçi skeptik
29/06/2010 08:15
Formula e bashkimit të së majtës shihet me skepticizëm nga kryetari i PSV91, Petro Koçi. Sipas tij, e majta bashkohet vetëm nëpërmjet një kodi që garanton gjithëpërfshirje.
“Ky është një veprim autonom i Gjinushit dhe Veliajt. Nuk e di se në ç’pikë është negociuar procesi, por nuk shton gjë në shportën e votave të së majtës, por ndikon në zgjidhje vetëm të këtyre”, thotë Koçi.
Tashmë ka nisur të skicohet plani i opozitës për t’u “ngjizur” në një forcë të vetme pas zgjedhjeve të 28 qershorit. G99 dhe PSD i kanë hedhur tashmë sinjalet e tyre drejt bashkimit.
Top Channel