Maradona: Arbitri kushtëzoi ndeshjen

28/06/2010 09:00

Diego Armando Maradona po bëhet përherë e më popullor me sjelljet e tij dhe menaxhimin që po i bën kombëtares së Argjentinës.

Tekniku bardhekaltër e parnon hapur se arbitrimi i djeshëm i treshes italiane kushtëzoi ndeshjen. “Por nuk fituam vetëm falë atij episodi pasi ne ishim më superiorë se Meksika”, shton ai. Sipas Maradonës, në ajër kishte shumë tension pasi Argjentina nuk e njihte mirë kundërshtarin, por në fund arriti të ishtë superiore.

“Jam i lumtur për lojtarët e mi pasi në këtë kombëtare po lindin shumë yje dhe e gjithë skuadra ka treguar rezultate të shkëlqyera. Ndihem krenar që jam pjesë e këtij momenti sepse thoshin se si trajner nuk dija asgjë. Unë jam i njëjti dhe do jem i njëjti”, shton “El Pibe D’Oro”.

Më tej ai flet për përballjen cerekfinale me Gjermaninë. “E dimë se Gjermania është një skuadër shumë e ndryshme nga Meksika. Ne do hedhim në fushë lojtarët e duhur për ta mundur”, thekson Maradona, i cili e mbyll intervistën me një mendim: “Ia dedikoj fitoren e sotme mikut tim Vale Rossi që nuk është mirë”.  

Top Channel