Kukes, protesta kundër informalitetit

28/06/2010 10:50

Shoferët e furgonave të Kukësit sot kanë bojkotuar transportin e udhëtarëve në drejtim të Tiranës në shenje proteste për shkak të konkurencës së pandershme që po u bëhet nga mjetet pa liçensuara.

Ata jane grumbulluar para Bashkise se Kukësit për të kërkuar edhe nga policia bashkiake dhe policia rrugore e Kukësit bllokimin e të gjitha mjeteve pa liçence pasi po i çon kjo konkurence e pa ndershme ne falimentim.

Ata kane kercenuar se ne raste mos nderhyrje nga organet kopetente protestat do te peshkallezohen deri ne bllokim te rruges automobilistike Kukes-Tirane.
 

Top Channel