Italia, të enjten prezantohet Prandelli

28/06/2010 21:25

Të enjten më 1 korrik do të prezantohet zyrtarisht trajneri i ri i Italisë, Cesare Prandelli.

Gjatë ceremonisë ai do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në stadiumin “Olimpico”.

Prandelli do të zëvendësojë Lippi-n pas skualifikimit të kombëtares italiane nga botërori i Afrikës së Jugut.

Top Channel